Kualifikimi në dorën e Italisë e Turqisë, ndërsa këto janë ekipet që po shtyhen krye për krye me Shqipninë

Mbas fitores ndaj Rumanisë, Shqipnia shpreson për nji vend në fazën e 1/8 të “Euro 2016”. Gollaverazhi nuk asht favorizues për kuqezijtë, por kombëtarja shqiptare i ka tana mundësitë me u kualifikue si e treta ma e mirë për në raundin tjetër. Të paktën dy nga tre ekipet e vendeve të treta, duhet me gabue në mënyrë që kuqezijtë me ju gezue kualifikimit historik. Portugalia, Çekia dhe Austria, janë krye për krye me Shqipninë për me u kualifikue në raundin tjetër.

Për me kalue në fazën tjetër duhet që sfida Turqi-Çeki me përfundue në barazim dhe Italia me Belgjikën me fitue ose barazim ndaj Suedisë dhe Irlandës. Këto rezultate i japin mundësinë Shqipnisë së De Biasit me kalue si nji nga katër ekipet ma të mira që kanë nxanë vendin e tretë në fazën e grupeve.

Nji gabim i Çekisë dhe Austrisë, sigurojnë kualifikimin e kuqezijve në fazën e 1/8. Derisa kanë edhe nji ndeshje për me zhvillue, Çekia dhe Austria kanë vetëm 1 pikë. Portugalia, gjithashtu rrezikon me mbetë jashtë “Euro 2016” nëse dështon përballë hungarezëve.

Fitorja ose barazimi me këta të fundit, i kualifikon portugezët për në raundin tjetër. Nji mundësi tjetër asht edhe ajo e nji fitore të thellë të Gjermanisë përballë Irlandës së Veriut, mbramjen e së Mërkurës. Vyen nji fitore 4-0.

Renditja e UEFA’s
1. Irlanda e Veriut Pike 3 gollaverazhi 2 1
2. Sllovakia Pike 3 gollaverazhi 3 3
3. Shqipnia Pike 3 gollaverazhi 1 3
4. Portualia Pike 2 gollaverazhi 1 1
5. Çekia Pike 1 gollaverazhi 2 3
6. Austria Pike 1 gollaverazhi 1 2

234312