Kujt po i frigohet Zvicra?

Rreziku kryesor për Zvicren në Europianin 2016 asht Shkëlzen Gashi, i cili tash luen në Colorado të Amerikës, derisa ma parë ka luejtë në Basel.

Edhe mediat zvicerane i kanë kushtue hapësinë të veçantë listës së Shqipnisë për Kampionatin Europian, që u publikue të Marten mbrama.

“Blick.ch” shkruen se rreziku kryesor asht sulmuesi Shkëlzen Gashi, tue njoftë nga afër sulmuesin.