Kundërshtari i Kosovës mundet me heq dorë nga Botnori?!

Ukraina dhe Rusia mbeten ende në luftë me njana-tjetrën, edhe pse tensioni mund të jetë shue pak së fundi. Qeveria e Kievit, por edhe federata vendase po diskuton nji vendim drastik për me marrë në lidhje me faktin se Botnori i ardhshëm i futbollit ka me u zhvillue në Rusi, në vitin 2018.

Pala ukrainase ka dyshime të mëdha se tensioni me Rusinë ka me u shue mbrenda datës së fillimit të kësaj gare. Për këtë arsye, funksionarët e sportit ukrainas po punojnë për nji opcion, mbi të cilin vendi me heqë dorë me vullnet të plotë, për të bojkotue Kupën e Botës 2018, gjithmonë nëse kjo kombëtare ka me arritë me u kualifikue”, nënvizoi nji burim mbrenda federatës për gazetën “Izvestia”.

Në këto eliminatore, Ukraina ka përfundue në grup me Kosovën, Finlandën, Islandën, Kroacinë dhe Turqinë. Ndërkohë, Rusia, si vend organizator, asht kualifikue automatikisht në fazën finale.