Kupa e Pamvarësisë 2016: Ky asht fituesi

Kukësi asht fituesi i edicionit të 8 të Kupës “Pamvarësia”, të zhvilluem në “Selman Stërmasi”.

Në këtë ngjarje, që u mbajt me rastin e 104 vjetorit të shpalljes së Pamvarësisë, morën pjesë 4 ekipe, ku përveç Kukësit ishin edhe Prishtina, Otranto dhe Shkëndija e Tetovës.

Ekipi i Kukësit e mujti në finale Prishtinën, ndaj së cilës fitoi me rezultatin 2-0. Ishte nji përballje e dominueme totalisht nga verilindorët e Shqipnisë, që në fund ngritën edhe trofeun e këtij turneu.