Kur ja sheh ‘hajrin’ lëndimit, lojtari i ekipit brazilian i pshtoi vdekjes

Sulmuesi i Chapecoenses, Alejandro Martinuccio, ka sqarue se nuk ka udhëtue me pjesën tjetër të ekipit për shkak të nji lëndimi.

Ekipi brazilian po udhëtonte drejt Medellinit për ndeshjen e parë të finales së Copa Sudamericana kundër Atletico Nacional, por avioni i tyne u rrxue në Cerro Gordo në komunën La Union.

“Asht nji moment shumë i vështirë. Sapo u çova mora vesh këtë lajm. Jam shumë i pikëlluem. Jam drejt rikuperimit nga lëndimi prandaj nuk udhëtova, kjo asht dhe arsyeja pse nuk isha në atë avion. Asht nji moment shumë i vështirë, na po lutemi për shokët e ekipit.