Kur Maradona luente për Pablo Escobar’in

Ka takime të destinueme për me u shendrrue në legjendare dhe këtë Pablo Escobar e ka ditë gjithmonë. Për këtë arsye, nji ditë vendosi që të ftojë në “La Catedral”, yllin e futbollit botnor, Diego Armando Maradona. Sikurse ka emna të destinuem për me u gdhendë në kujtesë.

Burra, të cilët me vendimet e tyne ndryshojnë historinë e nji atdheu të tanë. Disa herë në aspektin pozitiv, por në shumë herë të tjera në aspektin negativ. Por, ndodh edhe që varfnia dhe dëshpërimi të mos lejojnë ma që të dallojnë Parajsën nga ferri dhe ajo që lind asht nji gjendje hibride, në të cilën gjithçka asht e lejueme, në të cilën çdo kufi mund të shtyhet disa metra ma tutje, në të cilin qëllimi justifikon çdo mjet.

Pablo Emilio Escobar Gaviria nuk ka nevojë për prezentime. Asht e natyrshme të kujtohet si perandori i kokainës, narkotrafikanti ma i pasun i të tana kohnave, ose si nji prej kriminelëve ma gjakatarë të historisë.

Ajo që jo krejt e dinë asht se Escobar ishte edhe nji zotni i futbollit. Mundësoi ndërtimin e stadiumeve dhe ndihmoi ekipet lokale deri në pikën kur u ba financuesi ma i madh i ekipit ma të randësishëm në atdheun e tij, Atletico Nacional di Medellin, ekipi i parë kolumbian që fitoi trofeun “Coppa Libertadores”, e mundun në minutën e fundit të kohës shtesë në finalen e Kupës Interkontinentale, në vitin 1989 nga Milani i Arrigo Sacchi. Ndeshja u zhvillue në fushën private, pjesë e burgut “La Catedral”.

pablo_escobar_diego_maradona1

Metoda e Escobar ishte perfekte për të marrë koncensusin dhe mbështetjen popullore, ndërkohë që riciklonte sasi gjigante të pareve. Por mbas personave të lindun për të ba histori, ndodhen takimet e destinueme për me u ba legjendarë. Tash që të gjithë e kanë të qartë në mendje imazhin e Escobar, bashkëngjitini atij nji tjetër figurë mitike, të pamundun për ta injorue, futbollistin me famë botnore, Diego Armando Maradona.

 

 

Kampioni argjentina mori pjesë në nji ndeshje të zhvillueme në fushën private të burgut. Ekipet përbaheshin nga njerëzit e Escobar, nga njana anë ishte Maradona, ndërsa në anën tjetër portieri i famshëm Higuita.

screenshot_8-1

Në përfundim të ndeshjes miqësore miqtë u falenderuen me nji festë që “El pibe de oro”, kujton edhe sot e kësaj dite, ndonëse kanë kalue kaq shumë vite. Maradona shtangu tanësisht kur mësoi në lidhje me finalen e kapitullit tragjik të historisë së Escobar, kur kuptoi që ai zotnia ishte porositësi dhe egzekutuesi i ma shumë se dhetë mijë vrasjeve dhe se kishte qenë padroni absolut i narkotrafikut botnor.

Maradona vlerëson pozitivisht aktivitetin e Escobar, madje tue justifikue edhe viktimat e shumta. “Në çashtjen e narkotrafikut unë jam personi ma pak i përshtatshëm për të gjykue, por “Padroni” paguente katundarët për të mbledhë pastën e koka’s, paguente të tjerët për ta përpunue atë në laboratore dhe paguente pilotët që ta transportonin në Shtetet e Bashkueme. Në fund të llogarive, fabrikonte nji produkt në mënyrë klandestine dhe ua shiste atë njerëzve që e kërkonin, askush nuk detyrohej dhe as nuk ishte i imponuem, apo jo? Nuk ja vjedhte atë askujt. Në anën tjetër, politikanët zgjedhen dhe vjedhin paret e popullit tue i rritë taksat nji nëne që blen tamlin për fëmitë e saj. Kështu, në aspektin etik, kush asht ma i keq? Përsa i përket vdekjeve, ai ishte në luftë kundër shtetit për nji motiv nacionalist, sepse qytetarët kolumbianë të mos ekstradoheshin në Shtetet e Bashkueme dhe në luftë njerëzit vrahen. Edhe Bush, për naftën vrau me qindra e mija persona. Po ai nuk asht i keq?”, komenton Maradona mbi aktivitetin e Escobar.