Kur Totti i befason krejt!

Ikona e Romës, Francesco Totti nuk asht tue mendue për pensionim.
Francesco Totti ka kontratë me skuadrën e Romës deri në fund të sezonit.

Por, 40 vjeçari nuk e ka përjashtue mundësin që me vazhdue me luejtë ende.

“Asgja nuk asht e qartë në futboll. Unë kam besim në kret tem dhe trupin tim, unë ende mundem me dhanë shumë dhe në qoftë se ndjehem mirë, atëherë pse me u ndalë”, ka deklarue Totti.

Totti, i cili ka shenue dy golla në gjashtë paraqitje në Serie A këtë sezon, krejt karrierën e ka kalue te Roma.