Kush asht basketbollisti që u plagos?

basketbollisti

Mes personave të plagosun sot në aeroportin e Zavantem në Belgjikë, mbas sulmeve terroriste, asht edhe basketbollisti belg Sebastien Bellin, 37 vjeç, që aktualisht luen me ekipin e Gent Hawks (qysh prej vitit 2013).
Fotoja e nji të plagosuni i shtrimë në hollin e aeroportit që ka ba xhiron e botës mbas sulmeve terroriste i përket pikërisht basketbollistit Bellin, i cili për fat të mirë asht jashtë rrezikut për jetën.

Lajmin e ka konfirmu në faqen zyrtare të “Twitter” ekipi belg ku aktivizohet lojtari me origjinë braziliane, por i natyralizuem belg, që po nisej me avion.