Kush asht Todt për Schumacher!

Ish shefi i Ferrarit, Jean Todt ka ba të ditun se fati i Michael Schumacherit nuk mund të parashikohet.

Jean Todt ka ba të ditun se asht ende shok me Michael Schumacherin edhe mbas aksidentit të randë të shtatë herë kampionit të botës në Formula 1.

Todt, ish shefi i Ferrarit gjatë kohës kur gjermani ishte ngasës i ekipit, dhe tash president në FIA, ka thanë se fati i 47-vjeçarit asht i “veshtirë të parashikohet”.

“Me kujtohet se sa i brengosun kam qenë mbas largimit të tij nga Ferrari.

Andaj, isha i lumtun kur ai u rikthye në F1 me Mercedesin”, deklaroi Todt për “Sport Bild”.

“Me Michaelin jam shok, i kemi tejkalu të gjitha problemet”, u shpreh ai.