Kush ka me fluturue drejt Milanos, Reali apo City?

Reali i Madridit apo Man.City, cili ka me qene finalisti i dytë i Uefa Champions League?

Përgjigjen ka me e dhanë fusha e “Santiago Bernabeut”, ku Los Blancos nisen ma t’favorizuem, për shkak të barazimit të ndeshjes së parë në Angli.

Zidane kërkon finalen e parë si trajner për me i udhëheq madrilenët drejt trofeut të 11’të në këtë kompeticion, derisa  përballë ka me i pase Citizens, që drejtohen nga nji njohje e vjetër e Realit, Manuel Pellegrini, që ishte në drejtimin e ekipit në sezonin 2009/2010.

City shpreson me rikthye në finale nji ekip anglez për herë të parë qysh prej vitit 2012, por për këtë i nevojitet minimalisht nji barazim me golla.

Reali e ka kendell Cristiano Ronaldon, per me qene i gatshëm për këtë sfidë dhe ka qenë i pranishëm edhe në stërvitjen e fundit të Realit, ndërsa ka me mungue Karim Benzema dhe Casemiro.

Portugezi asht shumë pranë me e thye rekordin që mban po ai në Champions, me 17 golla të shenuem gjatë nji sezoni të këtij kompeticioni, por për këtë duhet me shenue ndaj City’t.

Zidane e ka cilësue si katastrofë nji eliminim të mundshëm të formacionit të tij dhe statitikat e favorizojnë, mbasi vetëm 31 përqind e ekipeve që kanë barazue ndeshjen e parë si mysafir, në gjysëfinale nuk kanë mujt me kalue ma tej për n’finale.

Reali për ma tepër nuk ka pësue asnji goll në ndeshjet që ka luejt në shpi këtë sezon, në këtë kompeticion dhe për City’n realizimi nuk ka me qene nji detyrë e thjeshtë, pamvarësisht se anglezët kanë numrin ma te madh të lojtarëve që kanë mujt me realizue jashtë fushe këtë sezon, plot tetë.