Kush e don këtë lojtar duhet me pague 65 milionë euro

Baba i lojtarit Romelo Lukaku, ka deklarue se lojtari ka me u largue nga Everton, por ka përjashtue Italinë si vend ku mundet me shkue djali i tij.

Lojtari i Belgjikës ka shënue 25 golla në 46 paraqitje me ekipin e Everton këtë vit, ndërsa asht tue u kërkue nga disa ekipe, përfshi Juventus, Bayern Munchen dhe Manchester United, transmeton Rrokum.TV.

Lukaku ka shpreh dëshirë me luejt në Champions League dhe kjo asht arsyeja pse po don me u largue nga Everton.

“Çmimi i tij asht diku rreth 65 milionë euro dhe transferimi i tij duhet me u ba para Europianit”, thotë baba i tij.

Ekipet ma të interesueme janë Manchester United dhe Bayern Munchen, me këtë të fundit që shumë lehtë mundet me ble lojtarin, siç raporton Goal. /Rrokum.TV