Kush e don Pogba’n, ky asht çmimi i tij!

Në dy afatet e fundit kalimtar të verës, emni i Paul Pogba, ka qenë emni ma i lakuem, ku për të riun francez që angazhohet në radhët e Juventus’it, interesim të madh kanë shprehë ekipe të mëdha si: Real Madrid, Barcelona, Manchester United, Manchester City, Chelsea dhe PSG.

Interesimin e këtyne ekipeve për Pogba’n e kanë konfirmue edhe drejtuesit e Juventus’it, që kanë ba të ditun se ylli i tyne, mundet me u largue nëse njana nga këto ekipe ofron 80 milionë euro.