Kush guxon me sfidue këtë braziliane?

Brazilianët janë nji popull shumë i lidhun me futbollin dhe nuk asht e pazakontë që me pa edhe femna, të cilat driblojnë me topin sikur me qenë futbolliste profesioniste.

Gjithsesi, ajo që ban Raquel Embaixadinhas asht vërtet e jashtëzakonshme. 25-vjeçarja e pajisun jo me taka futbolli, por me këpucë femnash me taka të naltta, ka arritë me mbajtë topin për 4 orë rresht.

E veshun në stil provokues, Raquel e pranon se ideja për me joshë mashkujt e tërheq, prandaj ajo zgjodhi këtë mënyrë mjaft origjinale për me nxjerrë në pah aftësitë e saj si “freestyler”.