Kush janë pesë kandidatët e parë për “Topin e Artë”

“France Football” ka gati listën prej 30 kandidatëve për çmimin ‘Topi i Artë’, teksa fillimisht ka zbulue vetëm pesë prej tyne.
“France Football” ka zbulue pesë kandidatët e parë për çmimin prestigjioz “Topi i Artë”, derisa ka ba të ditun se gjatë ditës kanë me u mësue edhe emnat e 25 lojtarëve tjerë.

Gareth Bale e Cristiano Ronaldo (Real Madrid), Gianluigi Buffon (Juventus), Emerick Aubameyang Pierre (Borussia Dortmund), Sergio Aguero (Manchester City) janë pesë emnat e parë të zbuluem nga “France Football”.

“France Football” ka ba të ditun se çdo dy orë do të mësohen nga pesë emna, ku në fund do të përpilohet lista prej 30 kandidatëve për “Topin e Artë”, e cila ma vonë ka me u shkurtue fillimisht në pesë pastaj në tre.