Kush po çuditët me Barcelonën!

messiii

Alessandro Del Piero, ish ylli i Italisë dhe Juventusit, asht i befasuem me ranien e Barcelonës në katër xhirot e fundit në La Liga.
Kriza e Barcelonës e ka befasue edhe ish ikonën e Juventusit dhe Italisë, Alessandro Del Pieron.

Ekipi i Luis Enriqeus në katër xhirot e fundit në La Liga ka regjistrue nji barazim dhe tre humbje radhazi.

“Jam pak i habitun, kjo asht nji situatë e pabesueshme. Nëse dikush do më thoshte para tre javëve se Barcelona ka me pësue ranie në La Liga dhe do t’eliminohej nga Championsi nuk do ta besoja”, ka deklaru italiani.

“Por unë mendoj se kjo e ban këtë sport aq të bukur. Kjo asht nji sfidë për ekipet dhe do të ndihmojë njerëzit të ndjekin La Liga ma shumë në lojnat e fundit për të pa se çfarë do të ndodh”, ka deklarue ai.