Kush po i ban thirrje Messit mos me u largue prej kombëtares!

Argjentina asht trondit nga lajmi se Lionel Messi mundet me i tha lamtumirë kombëtares, mbas 4 finaleve të humbuna.

Vetë presidenti, Mauricio Macri, ka kontaktue personalisht sulmuesin tue i kërkue me ndryshue mendje.

“Presidenti e mori në telefon atë dhe i tha sesa krenar ndjehej për paraqitjen e skuadrës kombëtare, tue i kërkue që të mos u kushtojë randësi kritikave”, deklaroi nji zadhanës i presidentit.

“Nuk jam ndje kurrë ma krenar për skuadrën tonë. Shpresoj me vazhdue me pa futbollistin ma të mirë në botë dhe për shumë vite të tjera me këtë fanellë”, shkruen presidenti në “Twitter”, shoqnuem me hashtagun: “Leo mos u largo”.

Edhe legjenda e “Albicelesteve” Diego Armando Maradona i ka kerkue “pleshtit” që të mos heqë dorë nga kombëtarja.