Kush thotë s’e Barcelona s’asht favorite për Championsin

barcelonaa

Carlo Ancelotti mendon se Barcelona nuk asht favorit kryesor për ta fitu Ligën e Kampionëve.
Strategu italiani, Carlo Ancelotti ka godit Barcelonën para ndeshje së kthimit me Atletico Madridin, e cila do të luhet sonte në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

“Deri nji javë ma parë, të gjithë mendonim se Barcelona ishin favoritë për ta fitue Ligën e Kampionëve, përfshi edhe mue”, ka thanë Ancelotti për Goal.

“Tash, asgja nuk asht e sigurt. Niveli i Barcelonës ka ra dhe kjo asht shumë e vështirë të thuesh se kush do ta fitojë garën”, ka deklarue ai.