Ky asht denimi i UEFA’s për Kroacinë

UEFA ka njoftue se Kroacia asht dënue me 100 mijë euro gjobë, mbas incidentit të shkaktuem nga tifozët kroatë ndaj Çekisë, e po ashtu i ka kërkue Federatës së Futbollit të këtij vendi, që mos me ju shitë bileta deri në fund të Europianit, tifozëve të identifikuem si huliganë.

Në ndeshjen Kroaci–Çeki, tifozët kroatë ndërprenë ndeshjen për disa minuta mbas hedhjes së fishekzjarrëve në fushë.