Ky asht deshtimi numër 2 i Barcelonës (video)

Barcelona ka regjistrue barazimin e dytë në La Liga mbasi deshtoi me marrë ma shumë se nji pikë në xhiron e 12’të.

Barcelona nuk ka mujt me marrë ma shumë se nji pikë në xhiron e 12’të në La Liga, tue barazue pa golla me Malagan në “Camp Nou”, në nji ndeshje ku u vërejt shumë mungesa e dyshes së mrekullueshme, Lionel Messi dhe Luis Suarez.

Si gjithmonë, Barcelona ishte skuadra që dominoi në tanësi ndeshjen me raste të shumta nga minuta e parë deri në atë të fundit, por ishte portieri Carlos Kameni ai që bani nji ndeshje fantastike tue ndal goditje të shumta të vendasve.

Mbas këtij barazimi, Barcelona mbetet në pozitën e dytë me 26 pikë, nji ma pak se Real Madridi që tue fillue nga ora 20:45 përballet me Atletico Madridin.