Ky asht ekipi i parë që u eliminue nga Euro 2016

Barazimi mes Gjermanisë dhe Polonisë mbramë pa golla, e ka eliminue Ukrainën nga Euro 2016.

Kjo, mbasi që momentalisht Gjermania dhe Polonia kanë nga 4 pikë, Irlanda e Veriut 3, ndërsa Ukraina asnji.

Edhe nëse Ukraina mposht Poloninë dhe Irlanda mundet nga Gjermania, ukrainasit janë ma të dobët në ndeshjet direkte, mbas humbjes së djeshme nga Irlanda 2:0.

Ishte nji befasi e keqe e Euro 2016 Ukraina, nga e cila pritej ma shumë, por ky asht futbolli.