Ky asht ekipi i zemrës i Ancelottit, mos të mërziten tifozët e Bayern Munchen!

Nji pyetje e veçantë iu ba Carlo Ancelotti nga nji gazetar i pranishëm në ambientet e kryeministrisë në Tiranë.

Trajneri italian u pyet se cili ishte ekipi i zemrës së tij dhe cili ishte futbollisti ma i mirë simbas Ancelotti’t.

Ai deklaroi që ekipi me të cilën kishte luejt ma shumë dhe e kishte në zemër asht Milani, mbasi aty kishte kalue vitet ma të bukura si futbollist dhe trajner.

Ndërsa, për futbollistin ma të mirë ai tha që kishte drejtue shumë të tillë.

“Për sa i përket ekipit të zemrës due të them që asht Milani, ekipi që unë kam në zemër. Kam kalue shumë mirë si futbollist me të dhe ma vonë si trajner. Përsa i përket lojtarit ma të mirë due të them që unë kam punue me shumë të tillë dhe s’mund të veçoj ndonjanin”, deklaroi Ancelotti.