Ky asht ekipi që ka krijue ma së shumti raste për goll në Euro 2016

UEFA ka publikue listën e ekipeve ma të rrezikshme në këtë kampionat Europian. Simbas institucionit ma të naltë futbollistik në Europë, Belgjika asht ekipi, i cila ka krijue ma shumë raste shënimi në këtë garë..

Faqja zyrtare e EURO 2016 në Twitter ka publikue listën e kombëtareve me ma shumë raste për golla, ku kryeson Belgjika me 84 raste. Mbas Belgjikës, renditet Anglia e eliminueme me 83 raste, kurse mbas saj renditen Gjermania, Portugalia dhe Franca.