“Ky asht fajtori për eliminimin e Bayernit”

Karl Heinz Rummenigge ka fajësue gjyqtarin Cuneyt Cakir për eliminimin nga Atletico Madrid në gjysëfinale të Ligës së Kampionëve.

Zyrtari i lartë i Bayern Munichut ka thanë se gjyqtari nuk ishte në nivelin e detyrës.

“Ndihemi të tradhtuem nga paraqitja e gjyqtarit”, deklaroi Rummenigge.

“Nji goll nga pozita jashtë loje dhe nji penallti e gjykueme për kontakt jashtë zone”, theksoi ai.