Ky asht fajtori për humbjen e Liverpool, simbas Michael Owen

Michael Owen, ish sulmuesi i Liverpool’it, e ka fajësue Alberto Moreno për humbjen nga Sevilla në finale të Europa League.

Liverpool asht mposhtë nga Sevilla në finale të Europa Leagues me rezulltat 1:3, ndërsa fajtor për këtë humbje asht mbrojtësi i majtë, Alberto Moreno. Kështu mendon ish sulmuesi i Liverpool’it Michael Owen.

“Në kësi ndeshje ju nuk duhet me ba gabime të vogla, e le ma tre ose katër gabime për nji pjesë të lojës. Moreno asht fajtor për humbjen e Liverpool’it”, ka theksue Owen për BT Sport, transmeton Rrokum.TV

Edhe nji ish lojtar tjetër i Liverpool, Jamie Carragher, e ka akuzue Moreno’n për kë humbje, bile tue u fye me fjalë të randa. /Rrokum.TV