Ky asht fjalimi i De Biasi’t drejtue lojtarëve

“Kemi mundësinë me fitue ndaj tana ekipeve, por edhe me humbë në tana ndeshjet”, kështu u ka thanë lojtarëve, Gianni de Biasi para nisjes për në Francë.

Trajneri Gianni de Biasi u ka thanë lojtarëve të tij se të bashkuem munden me arritë larg në Euro 2016 dhe se askush nuk asht i pamposhtun.

“Ky asht kushti që duhet me vendosë: të japim nga vetja gjithçka me vendosmëni, të bindun se së bashku mundemi me arritë çdo gja dhe se nuk ka kundërshtarë të pathyeshëm”.