Ky asht futbollisti që luejti dy ndeshje në të njajtën ditë (video)

Thuhet se rekordet janë ba për me u thye, por egziston nji rekord që në botën e futbollit ndoshta as që ka me u barazue. Në vitet tetëdhetë, kur dokej se gjithçka mundej me u realizue, nji futbollist ka arritë me realizue nji arritje mbresëlanëse.

Danezi Soren Lerby, në 1985’ën ka luejt dy ndeshje zyrtare në të njajtën ditë, nji me Danimarkën dhe nji me Bayern Munich. Ka qenë 13 Nandori dhe kalendarët e ndeshjeve nuk kanë qenë të ngjeshun siç janë në ditët e sotme dhe Lerby, mëngjesin e asaj dite asht çue në Dublin ku Danimarka ka zbritë në fushë në mesditë për me luejt ndeshjen e fundit të fazës kualifikuese për Botnorin e 1986’ës. Danezët kanë fitue 4-1 dhe kanë sigurue për herë të parë të drejtën për me luejt në Botnor.

Menjiherë mbas ndeshjes, mesfushori ka marrë avionin dhe ka shkue në Munich të Bavarisë ku ekipi i tij, mbramjen e atij 13 Nandori, ka luejt dhe fitue nji ndeshje të vlefshme për raundin e dytë të Kupës së Gjermanisë me Bochum’in.

Sot natyrisht, nji gja e tillë asht e pamundun dhe për këtë arsye doket e vështirë që ky rekord i Lerby’it të thehet.