Ky asht gjesti i Karadzic ndaj Vokrrit

kosova-uefa

Duket e pabesueshme, por Presidenti i Federatës së Futbollit të Serbisë (FSS), Tomislav Karadzic, e ka urue Kosovën mbas anëtarësimit n’UEFA.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, (FFK), Fadil Vokrri ka njoftuar se homologu i tij nga Federata e Futbollit të Serbisë (FSS), Tomislav Karadzic e ka uruar Kosovën mbas anëtarësimit n’UEFA.

Edhe pse fuqishëm e kundërshtoi pranimin e saj para Kongresit të UEFA’s, mbas vendimit final, ai e uroi Vokrrin dhe Kosovën.