Ky asht gjyqtari i finales së Ligës së Kampionëve

154372936ME00061_Chelsea_v_

Komiteti i Gjyqtarëve i UEFA-s ka përzgjedhun anglezin Mark Klatenburg si njeriun që ka me vendosë drejtësi në finalen e Ligës së Kampionëve mes Realit dhe Atletiko Madridit me 28 Maj në “San Siro”.

Ish-elektricisti 41-vjeçar ka me i pas si ndihmësa, anësorët Sajmon Bek dhe Xhek Kolin (anglezë), gjyqtar i katërt ka me qenë hungarezi Viktor Kasai, kurse mbas portave kanë me qëndrue anglezët Entoni Tajler dhe Andre Marriner.

Klatenburg asht gjyqtar i FIFA-s që nga viti 2007. Ai ka gjykue finalen e Superkupës së Europës 2014. Këtë sezon 41-vjeçari ka vendosun drejtësi në dy takime të Ligës së Europës dhe në gjashtë të Ligës së Kampionëve, përfshi gjysëfinalen mes Atletico Madridit dhe Bayern Munchen.