Ky asht kundërshtari i Skenderbeut në Champions League

Skënderbeu nuk ka mësue ende nëse ka me luejtë apo jo sezonin e ardhshëm në Champions League, por ndërkohë ka mësue kundërshtarin e tij të raundit të dytë kualifikues.

Shorti i së Hanes ka vnue përballë kampionëve të Shqipnisë hungarezët e Ferencvaros.

Ndeshjet kanë me u zhvillue në 12 dhe 19 Korrik, me takimin e parë që ka me u luejtë në Shqipni.

Javën e kalueme, Skënderbeu mori fitoren e parë në betejën ligjore që ka nisë me UEFA’n në Arbitrazhin Sportiv.