Ky asht kundërshtari i Trepçës ‘89 në Ligën e Kampionëve

Në Nion të Zvicrës po hidhet shorti i raundit të parë eliminator të Uefa Champions League.

Kampionia e Kosovës, Trepça 89 në raundin e parë ka m’u përballë me Vikingur të Ishujve Faroe.

Kampioni i Kosovës në futboll, Trepça ‘89, ka mësue kundërshtarin e parë në rrugën drejt kualifikimit për garën ma të madhe për klube n’Europë, Ligën e Kampionëve.

Shorti i hedhun në Nyon të Zvicrës ka vendos përballë klubit nga Mitrovica ekipin Vikingur i Ishujve Faroe.

Ndeshjet zhvillohen më 27 ose 28 Qershor dhe 4 ose 5 Korrik.

Kjo asht hera e parë që klubet kosovare garojnë në garat e UEFA’s.