Ky asht Labinot Kabashi, i cili po konsiderohet Iniesta i Kosovës!

Familja e Kabashit asht me prejardhje nga Polaci i Skenderajt.

FIFA dha leje speciale për disa futbollistë me përfaqësue Kosovën, edhe përkundër faktit se të njajtit kanë luejt ma parë për kombëtare tjera, ndërsa Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka qenë në kërkim të talenteve të ri që do të mund të luenin për skuadrën e tyne.

Dhe ata e gjetën nji në La Masia, shkruen Goal.com.

Kosova asht nji vend që nuk asht njoft ende nga Spanja dhe rruga e mesfushorit shqiptar jo gjithmonë ka qenë e lehtë.

I refuzuem nga CE Manresa, ma në fund ai ia doli me u bashkue me klubin tjetër të qytetit të tij, Gimnastic Manresa, ku Pep Guardiola e nisi karrierën e tij rreth 40 vjet ma parë.

Më pas ai u dërgue në La Masia nga Albert Benaiges në vitin 2010 dhe tash luen për Juvenil A të rijve të Barcelonës, vazhdon shkrimin special për Kabashin Goal.com, percjell Express.

Progresi i tij u pengua më 2014 për shkak të nji ndalese nga FIFA, por ia doli të kthehej në aksion vetëm dy muej ma vonë mbasi deshmoi se ai dhe familja e tij kishin jetue në Spanjë shumë kohë ma parë para se të merrej me futboll.

Burimet nga La Masia thonë se ai ka shkathtësitë e njajta sportive sikurse të Andres Iniestas së ri dhe ftesa për Kosovën, si rrjedhojë, nuk asht aspak befasuese.

Në rast se paraqitet në ndeshjen kualifikuese kundër Kroacisë për Kampionatin Botnor, ai nuk do të jetë në gjendje me përfaqësue Spanjën apo Finlandën (nana e tij asht finlandeze) në të ardhmen.

Edhe pse 16 vjeçar, Kabashi realizoi atë që ndoshta ka andërrue që kur ka fillue të merrej me këtë sport – me luejtë për Kosovën.

“Fillimisht kam mendue se ata janë tue u tall me mue”, kishte thanë Kabashi për Barça TV, kur Bunjaki e kishte ftue në Kombëtare.

“Por e pash që nuk asht shaka dhe me të vertetë jam shumë i lumtun. Jam krenar që ka me luejtë për Kosovën”, shkruen ai.

Për Kosovën, randësi tash ka ndertimi i nji ekipi për me garue me skuadrat ma të mira europiane – dhe nuk kishte asnji menyrë që ta linin nji Iniesta të ri t’ju rrëshqiste nga duert.

 

2-labinoti

 

3-labinoti