Ky asht lojtari i Shqipnisë që nuk luejti asnji minut në Euro 2016

Përveç portierëve Orges Shehi dhe Alban Hoxha, asht edhe nji tjetër lojtar i Kombëtares së Shqipnisë që nuk ka luejtë për asnji minut në “Euro 2016”.

Bahet fjalë për mbrojtësin nga Maqedonia, Naser Aliji, i cili nuk u shti për asnji moment në lojë në krahun e majtë, që ishte i blinduem nga Agolli.

Shqipnia pritet me mësue sot fatin e saj në Europian.