Ky asht lojtari i vetëm i La Liga që ka luejt çdo minutë

Cristiano Ronaldo

Sulmuesi i Real Madrid, Cristiano Ronaldo asht lojtari i vetëm i La Liga që ka luejt çdo minutë këtë sezon. Ylli portugez ka luejt 2970 minuta, që i bie plotë 33 ndeshje dhe statistikat e tij janë të frikshme. Ronaldo ka shënue 31 golla, ku kanë mbet edhe pesë ndeshje deri në fund të kampionatit dhe shpresat për me ja rrëmbye Barcelonës La Liga-n janë të ende gjallë.