Ky asht lojtari i vitit në Holandë

Ish futbollisti i Liverpoolit, Dirk Kuyt asht shpall lojtari ma i mirë i vitit në Holandë.

Ylli 35 vjet i Feynoord e ka fitue këtë çmim mbas performancave fantastike këtë edicion ku ka arritë me shenue 19 golla dhe ka ba 9 asistime.

Kuyt me Feynoord ka përfundue edicionin në pozitën e tretë por që ky fakt nuk e ka pengue veteranin holandez që individualisht të shpallet ma i miri në ligë.