Ky asht lojtari ma i ri i Kombëtares së Shqipnisë

Bahet zyrtare prania e futbollistit Eros Grezda në ekipin e kuqezijve. Grezda ka me qenë risia e Shqipnisë për ndeshjet me Lihtenshteinin dhe Spanjën më 6 dhe 9 Tetor.

Ndërkohë që, De Biasi nuk e ka shpallë ende listën përfundimtare, Lokomotiva e Zagrebit e ka zyrtarizue sot grumbullimin e 21­ vjeçarit.

Përmes nji postimi në “Facebook”, ekipi nga kryeqyteti kroat ban me dije se mesfushori me tipare sulmuese ka marrë për herë të parë ftesë nga përfaqësuesja A e Shqipnisë.