Ky asht lojtari që e ka frymëzue Messin

Ylli i Barcelonës, Leo Messi, disa herë ka ba të ditun se idoli i tij ka qenë argjentinasi, Pablo Aimar, i cili kurrë nuk ka arritë që me luejt për ndonji ekip të madh europian.

37 vjeçari, i cili ka qenë pjesë e ekipeve si Valencia, Benfica e River Plate, ishte idol për pesë herë fituesin e ‘Topit të Artë’, Lionel Messin.

“Kur isha 13 apo 14 vjeçar, më pëlqente që me kqyrë tue luejt futboll Aimarin. Ai ishte idoli im”, ka thanë Messi.