Ky asht momenti kur vrahet ish- kampioni i botës në kikboks! (video)

Ish kampioni i dyfishtë i botës në kikboks, Jabrail Jabrailov asht vra pak ditë ma parë në Moskë.

Jabrailov mbeti i vdekun në vend mbasi u godit me disa të shtëna në gjoks.

Pamjet dramatike të nji kamere kapin momentin kur ish-kikbokseri i njohun vritet nga shoku i tij i ngusht.

Policia ruse ka arritë me kapë të dyshuemin për vrasje në kufi me Azerbaijan.

Dyshohet se nji borq i madh e ka detyrue vrasësin me ba këtë akt.