Ky asht ndëshkimi ma i çuditshëm në futboll (video)

Kei Kamara u ndëshkue me kartonë të verdhë në fundjavë në kampionatin amerikan të futbollit, MLS.

Sulmuesi i ekipit amerikan, New England Revolution, u ndëshkue nga gjyqtari i takimit mbas festimit të tij me gollin e shënuem.

Arsyeja e ndëshkimit nga gjyqtari ishte se sulmuesi nga Sierra Leone kishte vallëzue me ‘Twerk’ dhe kështu referi e ka cilësue si provokim apo gjest të pahijshëm.

Mbas këtij kartoni, Kamara u pa i nervozuem me këtë vendim të referit kryesor ku edhe kërkoi sqarime.