Ky asht parashikimi i portalit kroat për lojën Kosovë-Kroaci

Portali kroat, ”Yibada” ka parashikue rezultatin final të ndeshjes Kosovë-Kroaci dhe normalisht ata kanë etiketue Kombëtaren e tyne si fituese.

Simbas ”Yibada” Kroacia ka me mposht Kosovën, 0:3 në “Loro Boriçi”. Edhe pse ka shumë mungesa në formacion, Kroacia po kuptohet si favorite për ndeshjen kundër Kosovës,.

Lojtarë si Modric, Pjaca, Rakitic, Corluka e Vrsaljko kanë me mungue te kroatët simbas mediave të hueja.