Ky asht plani i presidentit të FIFA’s për Kupën e Botës

Presidenti i FIFA’s, Gianni Infantino ka dhanë nji sygjerim të ri në lidhje me Kupën e Botës.

Sygjerimi i tij ka të bajë për numrin e kombëtareve të përfshime, ku ai thotë se duhet me qenë 48 të tilla.

“Këto janë ide për ta gjetë zgjidhjen ma të mirë, na kemi me debatue për këto këtë muej dhe kemi me vendosë së shpejti”, theksoi Infantino.