Ky asht problemi i madh për Italinë e Kroacinë!

Italia ka me luejtë ndaj Spanjës me nji problem jo të vogël, ngarkesën e lojtarëve të saj me kartonë të verdhë. Janë 10 futbollistë që kanë tashma nji të tillë dhe në rast të ndëshkimit në sfidën e të Hanes nuk kanë me luejtë në çerekfinale në rast se kanë me eliminue Spanjën.

Ajo që të ban përshtypje asht se futbollistët e ndëshkuem me karton të verdhë janë shumë të randësishëm për Conten, mbasi nji pjesë e mirë tyne janë në repartin e mbrojtjes.

Buffon, Bonucci, Chiellini, Barzagli janë disa prej lojtarëve që rrezikojnë jo pak në ndeshjen me Spanjën, ndaj së cilës ata duhet me u kallxue të kujdesshëm.

Krejtësisht e kundërta ndodh me Spanjën, tek e cila vetëm Sergio Ramos asht i ndëshkuem me karton të verdhë.

Në të njajtën situatë me Italinë asht edhe Kroacia. Ekipi i drejtuem nga Ante Cacic ka 8 futbollistë të ndëshkuem me kartonë të verdhë, mes të cilëve edhe kapiteni Srna e Ivan Perisic, ndërsa te Portugalia rrezikojnë veç Quaresma dhe Pepe. Te Belgjika, 4 janë lojtarët qe kanë kartonë të verdhë, po aq sa edhe Franca.