Ky asht referi i finales së Euro 2016

UEFA ka përcaktue ditën e sotme se anglezi Mark Clattenburg ka me referue finalen e madhe të Euro 2016, mes Francës dhe Portugalisë, e cila ka me u luejtë ditën e Diell.

Anglezi ka me u ba referi i dytë që merr përgjegjësinë vendimtare që mbrenda nji sezoni me referue në finalen e Ligës së Kampionëve dhe Kampionatin Europian.

Gjithashtu, Clattenburg u ngarkue me gjykimin e finales së FA Cup në mes Manchester United dhe Crystal Palace.