Ky asht rekordi i ri i Leo Messi’t

Super ylli i Barcelonës, Lionel Messi, vendosi rekord të ri në fitoren 3-1 ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve.

Mbas dy gollave në ndeshjen e parë në fitoren 2-0, argjentinasi realizoi gollin që mbylli llogaritë edhe në ndeshjen e kthimit.

Në këtë mënyrë, ai u ba lojtari që ka realizu shumë golla ndaj nji ekipi në garën ma të madhe europiane për klube.

Ky ishte golli i 9 i tij ndaj Arsenalit, diçka që nuk asht arritë nga asnji lojtar ndaj ndonji skuadre të caktueme.