Ky asht rrëfimi i mikut të kcyesit të zhdukun te Ura e Fshejtë (video)

Ndërkohë që pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës po vazhdojnë ta kërkojnë trupin e Sali Gërqinës, nji mik i tij tregon për momentet kritike të ngjarjes së djeshme.

“Dje kishim ardhë për peshq. Ai ishte në nji tavolinë ma poshtë dhe m’u lut njiherë që me çue te ura me kerrin tim, por shoktë që i kishte në tavolinë nuk më lanë, sepse thanë që po don me kcy prej urës dhe kishte pi pak”, tha Fatmir Bejra.

Ma tej, Bejra tregon se si e kaloi me barkën e tij Sali Gërqinën matanë lumit.

“Ai m’u lut që me marrë me barkë që me kalue andej lumit, mirëpo edhe nga barka ra, u rrxue dhe dul not. Ishte shtri nja 5 minuta në breg atje dhe mandej ka vazhdue përpjetë derisa na po zinim peshq. Mbas 15 minutave kam ndigjue nji krismë shumë të keqe, atje nalt mbas urës, te shkambi. Ai e ngriti kryet për 5 sekonda dhe u zhyt, nuk doli ma. Unë bërtita që me lajmërue dikend, sepse dikush nuk po del prej ujit dhe vazhdova me barkë drejt. Kërkuem dy a tri herë por ishte e kotë”, tha Bejra i emocionuem.