Ky asht sportisti i parë i pamvarun që ka fitue Medaljen e Artë Olimpike

Fehaid Al-Deehani asht shënue në histori si sportisti i parë që ka fitue medalje të artë olimpike tue garue si sportist i pamvarun.

Shejtari nga Kuvajti ka mposhtë të Mërkurën italianin Marco Innocenti në garën e shenjestrave lëvizëse, ku hidhen dy shënjestra përnjiherë.

Al-Deehani 49-vjeçar, asht nji nga nëntë sportistët që po garojnë si Sportist të Pamvarun Olimpik (IOA) në “Rio 2016′.
Al-Dehani ka garue si neutral mbasi Komitet Olimpik i Kuvajtit asht suspendue nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), për shkak të ndërhymjes së qeverisë në sport.

Asht hera e parë që nji atlet i pamvarun ka fitue medalje olimpike qysh nga “Barcelona 1992”, kur u fituen në shejtari nji e argjendtë dhe dy të bronzta.