Ky asht spoti zyrtar i “Euro 2016”, hapet me flamurin kuqezi

Disa ditë ma parë asht publikue videoklipi me kangën zyrtare të Europianit të Francës “Euro 216”.

Ajo që bie në sy asht që, klipi hapet me flamurin e Shqipnisë, që merr pjesë për herë të parë në histori në finalet e Europianit.

Videoklipi asht nji bashkim sekuencash të disa prej kombëtareve pjesëmarrëse. Muzika në prapavijë asht kanga e David Guetta dhe Zara Larsson “This One’s For You”.