Ky asht synimi ma i madh i Juventusit gjatë veres

Juventusi ka nji objektiv të ri në afatin kalimtar të verës.

Siç raporton “Corriere dello Sport”, bardhezijtë kërkojnë me ngulm Andre Gomes të Valencia’s. Kampionët e Italisë po përgaditin nji ofertë të randësishme, ku kanë mendue për të gjitha detajet.

Për mesfushorin portugez, “Zoja e Vjetër” asht gati me pague 50 milionë euro, 30 milionë plus 20 milionë bonus.