Ky asht talenti shqiptar: Zavendëson Pjaca’n te Dinamo Zagreb

Mbas largimit të Marko Pjacas te ekipi i Juventusit, Dinao Zagreb po mendon me transferue mesfushorin shqiptar, Eros Grezda.

Talenti 21-vjeçar sezonin e kaluem ishte nji nga lojtarët që shkëlqeu në kampionatin kroat me fanellën e Lokomotivës së Zagrebit, tashma ka përfundue në radarët e Dinamo Zagreb’it.

Grezda për momentin asht nën kontratë deri në 30 Qershor të vitit 2019 me Lokomotivën e Zagrebit, por ende nuk asht ba nji ofertë konkrete në drejtim të tij.