Ky asht trajneri i ri i Shqipnisë? (foto)

Largimi i trajnerit italian, Gianni De Biasi, nga Kombëtarja e Shqipnisë, kur kanë mbetë edhe 4 ndeshje nga fundi i kualifikueseve, ka ngritë shqetësimin e zavendësuesit të tij, të përkohshëm apo afatgjatë.

Emni i parë që presidenti i FSH, Armand Duka, e përmend si kandidaturë asht ai i Paolo Tramezzanit, ish-zavendësit të De Biasit.

“Mundet me qenë dhe Tramezzani. Kam me u konsultue me stafin tim teknik për me gjetë nji zgjidhje sa ma të mirë”, tha Armand Duka.

1b7735ce139e13042d1d6251466e841c