Ky asht urdhni i UEFA’s për FSHF lidhun me stadiumin “Loro Boriçi”

Në harkun kohor të tri ditëve, në “Loro Boriçi” kanë me zbritë dy kombëtare, si ajo e Kroacisë dhe e Spanjës. Tue qenë se Shqipnia luen si mysafir kundër Lihtenshteinit, më 6 Tetor, Kosova ka me pritë Kroacinë në këtë stadium.

Tue qenë se vetëm tri ditë ma vonë, në këtë stadium luhet nji tjetër ndeshje kualifikuese për Botnorin “Rusi 2018”, atëherë UEFA ka sjellë disa nga inspektorët e saj për të pa gjendjen e fushës si dhe për të lanë disa detyra të preme për FSHF’në.

Gazeta “Panorama Sport”, me burimet e saj, ka mësue se inspektorët e UEFA’s kanë dhanë urdhën që në këtë stadium të mos kryhet asnji seancë stërvitore dhe asnji ndeshje futbolli dhetë ditë përpara se të luhet takimi kualifikues.